PINCA

Slider

PINCA është një projekt që ka nisur nga nevoja për të lidhur eksperiencën e profesionistëve që kërkojnë të angazhohen në projekte me kohë të pjesshme, me kërkesat e bizneseve apo individëve për shërbime të caktuara në një kohë të shkurtër dhe me kosto të reduktuara. Bashkëpunëtorët tanë ofrojnë shërbime të ndryshme në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, duke shfrytëzuar avantazhin konkurues që ofron tregu ynë i punës në raport me tregjet e zhvilluara, pa hequr dorë nga cilësia e shërbimeve dhe standarded e tyre.

PINCA është një mundësi e mirë edhe për studentët, të cilët duan të përfshihen në projekte të ndërtuara me skuadra ekspertësh nga të cilët mund të marrin përvojën dhe njohuritë profesionale që i nevojiten në fillimet e karrierës së tyre.

AVANTAZHET

Fleksibilitet

Profesionistët tanë punojnë në distancë, në kohën dhe vendin që atyre i përshtatet për të rritur sa më shumë kënaqësinë dhe performancën në kryerjen e proceseve të kërkuara.

Dinamizëm

Bizneset mund të bashkëpunojnë me një ekspert për një shërbim të caktuar ose me skuadra të plota ekspertësh të krijuara posaçërisht për të përmbushur specifikat e projektit

Efiçencë

Bashkëpunimi kryet me profesionistët më të mirë, pa kostot fikse qe shoqërojnë punësimin e tyre fizikisht në ambjentet e biznesit (qira, shpenzime energjie, telefoni, internet, mirëmbajtje, etj).

Profesionalizëm

Shërbimet kryen në përputhje me specifikat e kërkuara, me cilësi maksimale dhe në përputhje me standartet më të larta të sektorëve përkatës.

PINCA në vitin 2019 është përzgjedhur në listën e planeve të biznesit të certifikuar nga IDEA.

sq
en_GB sq