Pyetje të shpeshta

Pyetje të shpeshta

Cfarë ndodh pasi regjistrohem si bashkëpunëtor?

 

Menjëherë pasi plotësoni formularin, do të njoftoheni me një e-mail për regjistrimin tuaj në këtë platformë. Ne përpunojmë të gjithë të dhënat tuaja në databazën tonë, duke i lidhur ato me nevojat aktuale apo të ardhëshme për shërbimet që ju ofroni. Sapo të kemi një kërkesë për një nga shërbimet e portofolit tuaj, sipas specifikave të përcaktuara (orët e punës, tarifa apo kërkesa specifike lidhur me shërbimin) do ju kontaktojmë për të vijuar punën.

Cfarë ndodh pasi postoj një detyrë?

Kur regjistroni një kërkesë për një shërbim të caktuar, ne automatikisht e shpërndajmë atë tek bashkëpunëtori që përmbush më mirë kërkesat tuaja. Stafi ynë kujdeset që shërbimi përfundimtar të jetë cilësor, professional dhe në përputhje me atë që ju keni kërkuar.

 

Si funksionon organizimi i skuadrave të punës?

Nëse një biznes, kërkon që për një periudhë apo projekt të caktuar, të punësojë një skuadër ekspertësh, të cilët ofrojnë shërbimin e tyre pa qenë pjesë e stafit me kohë të plotë të biznesit apo edhe duke punuar në distancë për projektin në fjalë (si psh. ngritja e një biznesi nga ideja tek shitjet), ne mundësojmë përzgjedhjen më të mirë të profesionistëve që do ta mundësonin këtë në një kohë të shkurtër dhe sigurisht përkundrejt kostove me të ulta krahasuar me punësimin e tyre me kohë të plotë.

Si përzgjidhet eksperti që do kryejë një shërbim të caktuar?

Në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve që do të kryejnë shërbimin vlerësohet: përshtatshmëria e bashkëpunëtorit me specifikat e shërbimit; tarifa që palët duan të shkëmbejnë; portofoli ishërbimeve të ofruara më parë; vlerësimet e mëparshme të punëve të kryera nga bashkëpunëtori nëpërmjet platformës, etj.

sq
en_GB sq