Sipas statistikave të viteve të fundit, mbi 50% e të punësuarve në bizneset amerikane, mund të punojnë lirisht nga shtëpia. Kjo rrit performancën e tyre në punë, rrit me 40% produktivitetin (sipas Forbes), rrit mbajtjen e punonjësve në punë nga kompanitë (pra ofrimi I mundësisë për ta që të punojnë nga shtëpia, bën që të mos kërkojnë për një punë tjetër) dhe rrit përfitueshmërinë e kompanive. Mesatarisht një biznes kursen rreth 21% më shumë me anë të punësimit në distancë të stafit.
Të punosh nga shtëpia, përvec benefiteve për biznesin, ka edhe shumë përfitime për individët. Një listë të këtyre përfitimeve po e sjellim në vijim:

⦁ Puna nga shtëpia rrit kënaqësinë dhe produktivitetin
Duke punuar në kohën, vendin apo dhomën që i përshtatet më shumë punonjësve, ata kanë më shumë zgjedhje që të jenë produktivë, të ndjehen të kënaqur dhe të punojnë nga rehatia e rutinës së tyre, pa qenë nevoja të lodhen apo stresohen për këtë.


⦁ Puna nga shtëpia nuk është vetëm për introvertët
Na ndodh shpesh të nisim ditën mirë, me energji positive, me një shëtitje nën rrezet e diellit, për të përfunduar në punë përballë me kolegun tonë që flet shumë, ankohet për gjithcka, apo përmend gjithë gjerat që nuk do të donim të dëgjonim që në mëngjes. Mjafton kaq dhe humori na prishet, koha harxhohet kot dhe produktiviteti bie. Puna nga shtëpia ka avantazhin e zgjedhjes së shoqërive që na duhen dhe na rrisin produktivitetin, duke shmangur pikërisht këto bisedat e panevojshme me kolegët.


⦁ Të punosh nga shtëpia do të thotë liri
Nuk ka më nxitim për të kapur orarin në mëngjes, as për të hekurosur kostumin, fustanin, pastruar këpucët, paketuar për gjithë ditën. Sado përtace mund të tingëllojë, punën nga shtëpia mund ta bëni edhe shtrirë, me veshjet tuaja të rehatshme, me pajisjet që keni në shtëpi dhe në shumicën e kohës, edhe në orarin që zgjedhim.


⦁ Aspektet sociale
Nëse punoni nga shtëpia, nuk ju nevojitet të organizoheni për të takuar familjarët tuaj, apo për t’u kujdesur për femijët apo prindërit tuaj. Ju jeni vetë aty dhe e zgjidhni kohën më të përshtatshme për t’i bërë të lumtur të gjithë.


⦁ Financat tuaja do t’ju falenderojnë
Sa herë zgjohemi në mëngjes për të blerë një kafe e për ta pirë me kolegët, për të paguar parkimin e makinës, ushqimet gjatë ditës, shpenzimet e tjera të nevojshme për një ditë normale pune apo edhe babysitter-in, pastrimin kimik, etj

sq
en_GB sq