Shekulli I 21 solli një revolucion në fushën e teknologjisë së informacionit, duke e bërë këtë të fundit të udhëtojë në gjithë botën me një shpejtësi të llahtarshme dhe duke e bërë popullsinë e saj të ndjehet më e bashkuar se kurrë, pavarësisht vendndodhjes. Të jetosh në këtë kohë, është një fat dhe nëse do citonim mendjet më të spikatura të biznesit “Kjo është periudha më e mirë për të jetuar”.
E nëse për gjenitë modernë të jetuarit në këtë shekull nënkupton zgjidhjen e shumë problemeve të njerëzimit, nga pabarazia tek ushqyerja apo ngrohja globale, ne do të ndalemi vetëm tek mundësia që teknologjia i jep secilit prej nesh që së paku të ndryshojë realitetin ku jeton.
Sot, nëse ke një kompjuter dhe akses në internet, mund të ndryshosh gjithcka, absolutisht mund të bësh cudira. Nga krijimi i një blogu të thjeshtë, tek shitja e produkteve online, apo shkrimi i librave, kryerja e punës online e deri tek krijimi i programeve të mirëfillta në Youtube.
Të gjitha këto mund të bëhen në kohën e lirë dhe mund të gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet mesatare mujore. Shumë prej tyre mund edhe të mbivendosen, psh: pasja e një blogu për gatimet dhe një kanali në Youtube ku flitet për to.
Avantazhet e të pasurit të një biznesi të tillë janë:


⦁ Produktiviteti
Faqja juaj e ëeb-it, rrjetet sociale që shërbejnë për këtë qëllim, apo produktet që do tregtohen online, mund të rishikohen e përditësohen pas orarit të punës, në kohën e lirë apo në fundjave. Kjo gjë, jo vetëm mundëson shtimin e përmbajtjes dhe mirëmbajtjen e idesë kryesore por rrit edhe kënaqësinë e të bërit të asaj që na pëlqen.


⦁ Anonimati
Biznesin online mund ta ndërtojë kushdo. Ditën mund të jesh një mjek a një punonjës banke e në darkë mund të postosh këshilla për një trup të bukur, apo të shesësh bileta koncertesh e emërtime faqesh në internet (domaine). Të gjithë mund të jenë gjithcka, pa qenë nevoja që kjo të prishë normalitetin e ditës dhe të rutinës.


⦁ Të ardhurat
Pasja e një biznesi online është një mundësi që në rastin më të keq, nuk do gjenerojë të ardhurat e pritshme. Nëse mendohet mirë dhe organizohet në mënyrë të tillë që kostot të jenë minimale, mundet që të mos keni asnjë humbje, vetëm kohën që shpenzoni për të dhe sigurisht konsistencën/ qëndrueshmërinë e postimeve dhe përmbajtjes që do ketë biznesi .


⦁ Pavarësia
E ku ka më mirë se sa të punosh në kohën dhe vendin që të përshtatet, duke gjeneruar të ardhura nga pasioni apo tema që ju intereson më shumë.


⦁ Shpejtësia dhe mbulimi
Shërbimet dhe produktet e ofruara, mund të kenë shikueshmëri në gjithë globin, brenda një kohe të shkurtër. Tregu nuk kufizohet gjeografikisht dhe kjo bën që mundësia për një ecuri positive të jetë më e lartë sesa alternativa e një biznesi tradicional.

sq
en_GB sq